Samsung ka plane të mëdha për serinë e ardhshme të telefonave të mençur. Seria e fundit, ‘Galaxy S22 Ultra’ erdhi me stilolapsin inteligjent ‘S Pen’, e ky nuk do të mbetet ekskluziv vetëm për ‘S22 Ultra’. Telefoni i ri, i cili pritet të quhet ‘Galaxy Z Fold4’ do të mbështesë ‘S Pen’ dhe kjo, shpreson Samsung, do të jetë një nga karakteristikat kryesore që do të tërheqë përdoruesit. Telefoni i ri mund të ketë një ekran fleksibil 7.56 inç, ndërsa ekrani i jashtëm pritet të ketë dimensione 6.19 inç.
Në anë tjetër, kanalit YouTube do t’i shtohen shumë më shumë influencerë dhe njerëz që postojnë klipe në këtë kanal. Janë synimet e YouTube që t’i hyjë tregut të NFT që t’u mundësojë përdoruesve krijimin e klipeve të shkurtra dhe opsione që mund të përdoren për shitje në NFT. Përmes një deklarimi, nga kompania në fjalë njoftuan se janë të interesuar ta zgjerojnë hapësirën ndërvepruese, me qëllim që përdoruesit të kenë më tepër mundësi për manovrim në NFT.
Java që e kemi lënë pas na sjelli edhe lajme që nuk tingëllojnë më aq futuristike. Virgin Galactic është gati për turizëm hapësinor. Kompania ka njoftuar se ka nisur shitjet e biletave për publikun për herë të parë. Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendje, është çmimi marramendës. Për të shijuar udhëtimet në skajet e hapësirës duhet të paguani 450.000 dollarë. Kompania e turizmit hapësinor po shet 1.000 bileta, për një udhëtim 90 minuta.