Sezoni pranveror në BKT Superligën e Kosovës vazhdon të sjellë emocione të shumta dhe futboll të bukur në fushën e blertë. Java e 20-të na ka dhuruar disa rezultate befasuese të cilat mund ti shohim edhe sot.
Përderisa dje kemi shijuar dy ndeshje mjaft interesante, përballjen e Dritës me Llapin dhe Ulpianën me Malishevën, sot na presin tre ndeshje të tjera. Nga ora 13:00 Dukagjini përballet me Drenicën dhe Feronikeli me Gjilanin, ndërsa në orën 13:30 zhvillohet ndeshja derbi e kësaj jave në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.
Prishtina vjen me një bilanc negativ nga 5 ndeshjet e fundit, ku ka 3 humbje dhe 2 fitore, ndërsa Ballkani nga 5 ndeshje ka humbur vetëm në përballje me Gjilanin.
Përveç futbollit, kjo fundjavë ka rezervuar edhe shumë emocion në kuadër të Kupës së Kosovës në Futsall, ku po vazhdon të luhet për 1/8 e finales.