Të gjithë mund të zgjedhim ta përdorim me zgjuarsi energjinë elektrike, ngase sikurse kursimi, edhe përdorimi i mirë i saj, na sjellin dobi.
Radio KFOR-i, këtë radhë ka kontaktuar znj. Ardita Hoxha, e cila drejton një kopsht fëmijësh në Prishtinë dhe na tregon se si arrinë të menaxhoj përmbushjen e kërkesave të fëmijëve dhe shfrytëzimin sa më racional të energjisë elektrike: “Duhet thënë, që është jashtëzakonisht e vështirë të jesh gjithnjë në dispozicion për të përmbushur kërkesat e fëmijëve, për ushqim të ngrohtë në tryezë, për ta pasur gjithnjë të ngrohtë edhe ambientin, por, me gjithë këto sfida, ne si staf mundohemi që të jemi sa më të kujdesshëm edhe në këtë aspekt dhe këto shprehi mundohemi të ua mësojmë edhe të vegjëlve të kopshtit tonë”, ka thënë, znj. Hoxha.
Duke konsumuar më pak energji elektrike, paguajmë më pak dhe mbrojmë mjedisin.