Jemi vetën në fillim të 2026-ës, por teknologjia e ka nisur vitin me hapa të mëdhenj. Kompania Samsung ka njoftuar se çmimet e telefonave të rinj mobil Galaxy S26, Galaxy Fold 8 dhe Galaxy Flip 8 për vitin 2026, do të mbeten të njëjta si ato të modeleve të vitit 2025, pavarësisht shqetësimeve për rritje të çmimeve për shkak të kostove të komponentëve dhe dobësimit të monedhës koreane.
Nga ana tjetër, Meta ka blerë Manus për 2 miliardë dollarë, një kompani kjo e cila zhvillon agjentë të inteligjencës artificiale të përgjithshme. Manus do të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj dhe do të ndihmojë Meta-n të zhvillojë produkte të reja që përdorin AI.
Këtë javë, Franca njoftoi se është duke shqyrtuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe ndalimin e telefonave në shkolla, për të reduktuar ndikimet negative të ekraneve, si bullizmi online dhe çrregullimet e gjumit.
Ndërkohë, shkencëtarët në Imperial College të Londrës kanë zhvilluar një mjet që përdor AI për të përshpejtuar kërkimin për trajtime të sëmundjeve të zemrës, një nga shkaqet kryesore të vdekjeve dhe paaftësive në Evropë.







