– Në këtë datë, të vitit 1992, Nirvana u paraqitën në televizionin NBC në emisionin ‘Saturday Night Live’ duke performuar dy këngët e tyre ‘Smells Like Teen Spirit’ dhe ‘Territorial Pissing’. Gjithashtu, në këtë ditë, albumi i tyre ‘Never Mind’ ishte në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Amerikë.
– Më 11 janar, të vitit 1986, dueti Pet Shop Boys arritën në vendin e parë në top listën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘West End Girls’. Versioni i parë i këngës u publikua në prill të vitit 1984 dhe u bë një hit në klube në SHBA, pas nënshkrimit me EMI, kënga u regjistrua përsëri me producentin, Stephen Hague.
– Më 11 janar, të vitit 1963, bendi The Beatles incizuan shfaqjen e tyre të parë televizive ‘Thank You Stars, Lucky’. Grupi po ashtu publikuan në të njëjtën ditë singlin e tyre të ri ‘Please, please me’.
– Më 11 janar, të vitit 1971, ka lindur këngëtarja, kantautorja dhe artistja, Mary J. Blige.







