– Më 10 janar, të vitit 2016, Justin Bieber arriti që të zë tre vendet e para në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë artisti i parë që e bën një gjë të tillë, me këngët “Love Yourself”, “Sorry” dhe “What Do You Mean?”.
– Më 10 janar, të vitit 1984, Cyndi Lauper u bë artistja e parë femër, që nga Bobbie Gentry (1967), që u nominua për pesë çmime Grammy, për çmimet: Album i Vitit, Artistja e Re më e Mirë, Performanca më e Mirë Pop (Femër), Kënga e Vitit dhe Kënga më e Mirë.
– Më 10 janar, të vitit 1964, rock bendi The Rolling Stones, incizuan këngën ‘Not Fade Away’, në Angli. Kjo këngë u incizua për herë të parë nga Buddy Holly dhe grupi i tij Crickets.
– Më 10 janar, të vitit 1984, artistët bamirës me famë botërore, formuan bendin Band-Aid dhe publikuan këngën ‘Do They Know It’s Christmas’, ku të ardhurat nga e cila shkuan për bamirësi.







