– Në datën e sotme, 21 qershor, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane, Lana Del Rey. Emri i saj i vërtetë është, Elizabeth Woolridge Grante. Në vitin 2011, një video muzikore e singlit të saj debutues ‘Video Games’, u bë një hit botërorë në ‘YouTube’ dhe arriti mbi 20 milion shikime. Albumi i saj i tretë i incizuar në studio ‘Ultraviolence’, i realizuar në vitin 2014, u bë albumi i saj i parë që arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira, në top listat muzikore në Shtetet e Bashkuara.
– Në po këtë datë, të vitit 2011, pop rock bendi amerikan, Maroon 5, publikuan këngën ‘Moves Like Jagger’. Teksti i kësaj këngë i referohej aftësisë së një mashkulli për të bërë për vete një femër, me lëvizjet të vallëzimit, të cilat i krahason me ato të Mick Jagger.
– Me 21 qershor, të vitit 2016, kompania Apple Music ndryshoi politikën e saj të pagesave, një ditë pasi Taylor Swift po refuzonte të lejonte kompaninë në fjalë, që të transmetonte albumin e saj të titulluar ‘1989’.