Në nivel global deri në vitin 2030, numri i të moshuarve në botë pritet të jetë rreth 1.4 miliardë. Dita e sotme, 15 qershori shënon ‘Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit të Abuzimin ndaj të Moshuarve’, një ditë që shënohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kombet e Bashkuara, që nga viti 2006.
Abuzimi me të moshuarit vjen në shumë forma duke përfshirë abuzimin fizik, emocional, seksual dhe financiar, por njëkohësisht përfshin edhe neglizhencën nga familjarët, kujdestarët apo institucionet.
Në ‘Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Abuzimin ndaj të Moshuarve’, u bëhet thirrje institucioneve dhe personave që jetojnë me të moshuar që të respektojnë integritetin e tyre duke treguar kujdes maksimal dhe dashuri ndaj tyre. Hulumtimet tregojnë se 4 deri në 6 % e të moshuarve përjetojnë abuzim dhe shumë nga këto abuzime nuk raportohen asnjëherë.
Të moshuarit meritojnë trajtohen me dinjitet, respekt dhe shumë dashuri nga të gjithë, prandaj ti trajtojmë ata me kujdes, përkushtim dhe shumë dashuri duke shpresuar se të gjithë ne, do të plakemi një ditë dhe do të na duhet përkrahja e njëjtë.