Ditën e djeshme (14.06.23), misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, ka mbajtur Forum për Dhunën në Familje, që erdhi si bashkëpunim i Zyrës Këshilluese Gjinore të KFOR-it, në bashkëpunim me OSBE-në dhe EULEX-in, në Kosovë.
I pranishëm në këtë Forum, ishte edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it (COS), Gjeneral Brigade John Bozicevic, i cili në emër të Komandantit të KFOR-it, theksoi se mandati i misionit paqeruajtës të KFOR-it, është që të garantojë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë burrat, gratë, djemtë dhe vajzat: “Nëse dikush nuk është i sigurt në shtëpinë e tij, ai nuk është i sigurt në shoqëri”, tha ndër të tjera Shefi i Shtabit të KFOR-it, BG Bozicevic.
Dhuna në familje është një akt kriminal që duhet trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e ndryshme, që ishin prezente në Forumin për Dhunë në Familje, si punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social, strehimoret, përfaqësuesit fetarë, akademikë, Policia e Kosovës, prokurorë, gjyqtarë, OJQ-të, organizata të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare.
Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, asiston Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe OSBE-në, për të parandaluar dhunën në familje.