– Me 15 qershor, të vitit 2005, bendi Coldplay arritën që të klasifikohen në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara amerikane, me albumin e tyre të tretë me radhë, të titulluar ‘X&Y’.
– Më 15 qershor, të vitit 1989, rock bendi i famshëm Nirvana, publikuan albumin e tyre të parë të titulluar ‘Bleach’, në Amerikë. Vokalisti i këtij bendi, Kurt Cobain, pohoi se shumica e teksteve në këtë album u shkruan vetëm një natë para incizimit të albumit në fjalë.
– Sot më 15 qershor, feston ditëlindjen rap këngëtari, aktori dhe njëherit producenti amerikan, Ice Cube, i lindur në vitin 1969. Në vitin 1992 albumi i tij ‘Predator’, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë.