Mbrëmjet gjatë stinës së verës, janë ideale për të bërë një shëtitje, qoftë duke ecur apo duke vrapuar në ambiente të hapura.
Ecja çliron endorfinë, e cila mund të rrisë disponimin tuaj dhe të ndihmojë luftën kundër stresit, po ashtu mund të digjni kalori dhe mund të zvogëlojë rrezikun e një sërë sëmundjesh, si: presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, goditje në tru, sëmundje koronare të zemrës, e shumë e shumë të tjera.
Përveç përfitime të shumta shëndetësore, ecja forcon edhe zemrën, ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe përmirëson nivelet e sheqerit në gjak. Prandaj, pas ngrënies, konsideroni ta bëni ecjen apo shëtitjen, një pjesë të rregullt të rutinës suaj.