Për të qenë të sigurt në rrugë, Policia e Kosovës apelon që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, përderisa raportojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1.387 tiketa trafiku.
Sipas raportit të njëjtë, gjithsej kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale. Sa i përket veprave të ndryshme penale, policia ka arrestuar 20 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi.