Sot, në botë shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Edukimit Mjedisor’, një iniciativë që synon të theksojë rëndësinë e edukimit për mbrojtjen e mjedisit dhe për promovimin e qëndrueshmërisë globale.
Tema e këtij viti është “Edukohu për Planetin, Vepro për të Ardhmen“, duke u fokusuar në nxitjen e njohurive dhe aftësive që ndihmojnë njerëzit të ndërmarrin veprime konkrete për të adresuar çështje, si ndryshimet klimatike, ndotja, humbja e biodiversitetit dhe ruajtja e burimeve natyrore. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, përafërsisht 9 milionë tonë plastikë, përfundojnë çdo vit në oqeane, ndërsa pyjet po shkatërrohen me ritme alarmante.
Edukimi mjedisor, do të thotë më shumë se thjesht të mësosh për mjedisin; është një thirrje për të frymëzuar individët dhe komunitetet të bëhen pjesë e zgjidhjes. Organizata të ndryshme, shkolla dhe grupe rinore zhvillojnë aktivitete të ndryshme, si pastrime mjedisore, seminare, punëtori dhe fushata ndërgjegjësuese për këtë ditë.