– Me datën 26 janar, të vitit 2020, Billie Eilish në atë kohë 18 vjeçe, pati një arritje të jashtëzakonshme, duke fituar pesë çmime Grammy.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, Alicia Keys ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e saj të tretë ‘As I Am’. Albumi u shit në mbi 700 milionë kopje, vetëm në javën e parë të publikimit, duke e bërë atë artisten me albumet më të shitura të zhanrit R&B.
Më 26 janar, të vitit 2014, Justin Timberlake ishte fituesi më i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, duke fituar tre nga shtatë nominimet e tij, si: ‘Kënga më e mirë R&B’ për këngën “Pusher Love Girl”, ‘Bashkëpunimi më i mirë Rap’ për “Holy Grail” dhe video klipi më i mirë për “Suit & Tie”.