– Më 27 janar, të vitit 1970, John Lennon shkroi, regjistroi dhe miksoi, brenda një dite, këngën e tij “Instant Karma!”. Kjo njihet si një nga këngët e publikuara më së shpejti në historinë e muzikës pop, e regjistruar në studiot Abbey Road, në Londër dhe që arriti në dyqane vetëm dhjetë ditë më vonë.
– Me datën 27 janar, të vitit 1956, Elvis Presely publikoi këngën ‘Heartbreak Hotel’ nga RCA Records. Albumi me këtë këngë u shit në mbi 300 mijë kopje, vetëm në javën e parë, duke arritur në mbi 1 milion shitje.
– Në këtë datë, të vitit 1973, këngëtari Stevie Wonder, arriti që të klasifikohet në vendin e parë në SHBA, me këngën e tij të titulluar “Superstition”, ku qëndroi për një javë rresht.
– Më 27 janar, të vitit 1756, lindi kompozitori i mirënjohur, Wolfgang Amadeus Mozart.







