Bazuar tek të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Kurse sa i përket vaksinimit, përgjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19. Njoftohet se nga fillimi vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.824.555 doza të vaksinës, 821.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 dhe doza përforcuese janë dhënë 100.902 sosh.
Ministria e Shëndetësisë edhe më tutje bën apel që të mbajmë maskë, të respektojmë distancën si dhe të mbajmë higjienën.