Me 18 prill, të vitit 1987, këngëtarët Aretha Franklin dhe George Michael arritën që të klasifikohen në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në SHBA dhe Angli, me singlin e tyre të titulluar ‘I Knew You Were Waiting’.
Në vitin 1955, pikërisht me 18 prill, këngëtari Ray Charles u radhit në pozitën e dytë në top listën e këngëve më të mira në SHBA, me singlin e titulluar ‘I Got A Woman’, që konsiderohet kënga e parë e zhanrit soul, që u klasifikua në pozitën e parë në Billboard.
Me 18 prill, të vitit 1985, bendi i famshëm Wham, u bë grupi i parë nga perëndimi, që publikojnë një album në Kinë.