Në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve historike (ICOMOS) caktoi 18 prillin si një ditë kushtuar monumenteve të kulturës dhe parqeve arkeologjie, e cila u miratua si e tillë në Konferencën e 22-të të përgjithshme të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), e mbajtur në vitin 1983.
Shënimi i kësaj dite bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për diversitetin e trashëgimisë kulturore, cenueshmërinë e vendeve dhe monumenteve dhe përpjekjet e nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre.
Përderisa ‘Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike’ për herë të parë u shënua në vitin 2001, me temën ‘Shpëtoni fshatrat tona historike!’, këtë vit po shënohet me temën ‘Trashëgimia dhe Klima’.