Qendra e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë, me mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin “Termokiss”, tash e një kohë të gjatë është duke i shërbyer Prishtinës për realizim të aktiviteteve të ndryshme.
Se si funksionon kjo qendër, si është krijuar ajo, cilat aktivitete janë organizuar në të, Termokiss ju fton të gjithëve, sot (08.05.19), në ora 16:00, që ndryshe nga herave të tjera, të shihni nga afër punën që të rinia e bëjnë në këtë qendër. Të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesë e organizimeve që realizohen në këtë hapsirë dhe pse jo të bëhen anëtarë të saj përmes realizimit të ideve të ndryshme kreative, të cilat mund të jetësohen në praktikë.
Organizatorët pohojnë se tashmë janë hapur dyert dhe zemrat për të punuar rreth një vizioni të përbashkët.