Data e sotme 8 Maj, shënon ‘Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe’. Kjo ditë në Kosovë, do të shënohet me aktivitete të cilat organizaohet nga Kryqi i Kuq i Kosovës. Për këto aktivitete na njoftoi edhe asistenti për media për marrëdhënie me publik nga Kryqi i Kuq, Armend Shala:
“Dita e 8 majit ose Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq do të shënohet edhe në Kosovë, kryesisht do të shënohet me dy aktivitete kryesore: Aktiviteti i parë i cili zhvillohet në shtatë regjione të Kosovës, që janë garat e ndihmës së parë në nivel regjional, ku para një javë kanë përfunduar garat e ndihmës së parë në nivel lokal e tani janë në nivel regjional dhe do të mbahen nga ora 12:00, në Prishtinë mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në mbrëmje do të ketë një manifestim qendror me të ftuar prej nivelit qeveritar, korit diplomatik e të tjerëve duke filluar nga ora 19:00”.
Për dëgjuesit e Radio KFOR-it, asistenti për media për marrëdhënie me publik nga Kryqi i Kuqi Kosovës, Armend Shala, tregoi se pse pikërisht kjo datë, i është ndarë shënimit të Ditës së Kryqit të Kuq:
“8 maji është Dita Ndërkombëtrae e Lëvizjës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, levizje e cila ka lindur në vitin 1963 dhe është themeluar nga zvicerani, Henri Dunant. Dita e 8 Majit, është ditë ndërkombëtare edhe për arsye se është edhe ditëlindja e personit në fjalë, kështu që kjo ditë është caktuar për nder të z. Dunant. Deri tani në botë ekzistojnë mbi 190 shoqata kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, një ndër to është edhe Kryqi i Kuq i Kosovës që e shtrinë aktivtetin e saj në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë aktivitete në progrmet e saj të cilat janë: shëndetësia, mirëqenia sociale, rinia , menaxhimi i fatkeqësive, shërbimi i kërkimit dhe komunikimi”, përfundoi z. Shala.