Edicioni i 20-të jubilar i ‘Streetball Kosova’ këtë vit do të fillojë me 19 Korrik të këtij viti, në sheshin ‘Skendërbeu’ në Prishtinë. Ndeshjet do të zhvillohen në shtatë qytete të Kosovës dhe dy ekipet fituese do të përballen në finalen që do të mbahet me 29 korrik në Prishtinë.
‘Streetball Kosova’ është organizata më e vjetër e basketbollit të Kosovës, e pranuar si institucion në FIBA, gjegjesisht FIBA 3×3 , ndërkaq nga ky vit lojtarët, zyrtarisht mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare të organizuara dhe pranuara nga FIBA 3×3 Basketball.
Për më shumë informata rreth këtij edicioni dhe kushteve të pjesëmarrjes mund të klikoni në faqen zyrtare të ‘Streetball Kosova’: www.kosovastreetball.com.