Të gjithë ju adhurues të natyrës, këtë vikend do të keni mundësi të i përjetoni bukuritë e Kosovës përmes një udhtimi në Prevallë të Prizrenit.
‘Hiking njeri’, këtë të diel me 21 korrik 2019, do të ngjiten në Sharrin e Mushnikovës, në Prevallë, përkatësishtë në dy majet e saja madhështore në lartesi prej 2.571m dhe në Majën e Zezë 2.585m.
Në kuadër të këtij aktiviteti në natyre, gjithashtu përfshihet edhe “Swim&Chill”, në liqenin më të lartë në Kosovë, liqenin e Sharrit në lartësinë prej 2.418m.
Kjo ecje karakterizohet me aventurë tipike nëpër shteg, gurë, shkëmbinjë, përrocka, bari dhe relaksim në natyrën e bukur. Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 prej shkollës fillore Ismail Qemaili dhe ndalesa tjetër do të bëhet në Ferizaj në orën 08:00 tek rrethi i Qytetit.
Gjithashtu organizatorët bëjnë të ditur se të intersuarit duhet marrin ushqim me vete, sepse do të jetë një ditë e gjatë dhe me plot aventura.