Dikur rrjetet sociale ishin vetëm një destinacion ku njerëzit takoheshin mes vete, kurse ato sot janë kthyer edhe në destinacion ku njerëzit i gjejnë produktet e tyre të preferuara dhe i blejnë ato. Rrjetet sociale kanë arritur në 36.62 miliardë dollarë në fund të vitit 2023.
Edhe ky lloj i marketingut do vazhdojë të jetë pjesë se strategjive të kompanive, vetëm se në 2024-ën pritet që vëmendja të bie nga macro-influencerë në micro-influencerë, pasi që këta të fundit kanë vëmendje më të lartë. Influencuesit kanë rrjetin e tyre dhe personat që u janë besnikë. Nëpërmjet tyre, brendet mund të rrisin dukshmërinë e brendit dhe të krijojnë përmbajtje sa më relevante për audiencën e tyre që e kanë objektiv apo qëllim.
Viti 2023 që e lamë pas, ishte padyshim vit i turbulencave në rrjetet sociale. Facebook-u është bërë gjithnjë e më pak i rëndësishëm si burim lajmesh dhe kompania amë Meta, e ka nisur platformën Threads, klon i Twitterit (i riemëruar X) që ka pësuar shumë ndryshime diskutabile nën pronësinë e Elon Musk. Ndërkohë, TikTok-ut vazhdon t’i rritet popullariteti te përdoruesit që janë më të rinj. Se kush do të vazhdojë të mbaj primatin e aplikacionit më të kërkuar për këtë vit (2024), neve na mbetet të shohim.