– Më 31 janar, të vitit 2010, Beyonce bëri histori në karrierën e saj muzikore, duke fituar 6 çmime “Grammy”, çmimet për: Song Of The Year, Best Female Pop Vocal Performance, Best Female R&B Vocal Performance, Best Traditional R&B Vocal Performance, Best R&B Song dhe Best Contemporary R&B Album.
– Më 31 janar, të vitit 1969, Led Zeppelin performuan në ‘The Fillmore East’ të New York-ut, gjatë turneut të parë të grupit në Amerikën e Veriut. Kjo ishte një nga performancat më të fuqishme Live, nga Led Zeppelin.
– Në këtë datë, të vitit 1970, grupi Jackson 5, u renditën të parët në top listat muzikore amerikane, me këngën ‘I Want You Back’.
– Në po këtë datë, të vitit 1976, grupi ABBA morën kryesimin e top listës britanike, me këngën ‘Mamma Mia’, duke rrëzuar nga kjo pozitë bendin The Queen, ku për nëntë javë qëndronin në pozitën e parë, me hit këngën ‘Bohemian Rapsody’.