Të gjitha gratë e të gjitha komuniteteve që jetojë në Kosovë, e që janë të angazhuara në fushën e TIK-ut ose kanë ide për strartup-e, mund të bëhen pjesë e edicionit të sivjetmë të “Startup Answers Prishtina”, që do të mbahet me datën 9 dhjetor. Për dallim nga vitet e shkuara, Innovation Center Kosovo, që njëherit është edhe organizatore e ngjarjes, ka vendosë që ky edicion të jetë ‘Women Edition’, me qëllim që t’u jepet hapësirë grave në TIK. Për të kuptuar më shumë rreth aktivitetit në fjalë, Radio KFOR-i ka intervistuar Menaxherin e Trajnimeve, Eventeve dhe Marrëdhënieve me publik në ICK, z. Shpend Lila, i cili tha: “Aktivitetin ‘Startup Answers Prishtina’, e mbajmë në baza vjetore, por në këtë edicion kemi vendosë me qenë të fokusuar në gratë ndërmarrëse, ato që kanë biznese në fushën e ICT-të ose që kanë ide për me e realizu startup në fushën e ICT-së, e krejt kjo me të vetmin qëllim që të promovohet ndërmarrësia edhe tek gratë në këtë fushë. Edhe në nivel global, por edhe në Kosovë, fusha e TIK-ut njihet më shumë si profesion i meshkujve, megjithatë në Kosovë qëndrojmë mjaftë mirë me numrin e grave që janë të angazhuara në fushën e TIK-ut.”
Siç na njoftoi gjithashtu z. Lila, është vetë audienca e cila do të bëjë përzgjedhjen e prezantimeve më të mira, 3 nga të cilat do të shpërblehen në vlera monetare si dhe ICK, do të marr përsipër bursat dhe trajnimet e tyre për vitin tjetër.
Janë gjithsej 8 projekte që do të përzgjidhen nga aplikimet, ndërsa ICK, inkurajon të gjitha gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, që janë të angazhuara ose kanë ide stratup për TIK, të aplikojnë përmes vegëzës: https://ickosovo.com/events/all-events/startup-answers-prishtina-women-edition