Rrjeti më i madh i kinemave në vend, Cineplexx, po vazhdon të i ofrojë film dashësve llojllojshmëri filmash, duke përfshirë të gjitha zhanret, në mënyrë që secili shikues të mund të shikojë filmat që i parapëlqen.
Në ngjarjen ‘Dita e Familjes’, që mbahet këtë vikend, me datat 4 dhe 5 dhjetor, në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, do të shfaqen filmat: ‘Encanto’ që është prodhim i Disney-t, e që bënë fjalë për Madrigalet, një familje e jashtëzakonshme, që jeton e fshehur në malet e Kolumbisë, në një vend magjepsës, të quajtur Encanto. Ngjarja e filmit zhvillohet në atë vend, në të cilin magjia e Encantos ka bekuar çdo fëmijë me një dhunti unike.
Filmi tjetër që do të shfaqet në ‘Ditën e familjes’, është ‘Clifford the Big Red Dog’, fabula e të cilit tregon se si Emily Elizabeth, takon një shpëtimtar magjik kafshësh, i cili i jep asaj një qenush të kuq, të cilin posa të zgjohet nga gjumi, e gjen të shndërruar në një krijesë gjigante.
Biletat për të parë këta filma, mund t’i blini në kinema, nga ora 14:30, ndërsa për oraret e tyre, mund të njoftoheni përmes faqes www.cineplexx-ks.eu.