‘Spitfire Festival’ do të bëjë bashkë grupet e muzikës rock dhe fansat e këtij zhanri muzikor, në fund të muajit gusht, 2022. Qëllimi kryesor i këtij festivali, është që të vazhdojë tradita e rock-ut dhe të përcillet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrjen më të madhe të bendeve të reja, mirëpo duke përfshirë edhe të gjitha komunitetet në Kosovë.
Për të mësuar më shumë rreth festivalit në fjalë, Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren për media të ‘Spitfire Festival’, znj. Orgesa Arifi, e cila tha: “Koncerti treditor ‘Spitfire Festival’, do të mbahet në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë. Artistë të shumtë si: Aleksandër Gjoka, Bojken Lako, Eugent Bushpepa, Redon Makashi, Jericho, Crossbones Elton Deda, Pinkmetal, Frisson, Gima, Trampolinë, Station Innermost, Epoka 94, Zwada, Telikput, Gillespie, Koha, Oktappa, RedKnots dhe Masters of Mind si dhe artistë të tjerë, do të performojnë 3 ditë radhazi, me datat 26, 27 dhe 28 gusht 2022, për të bërë bashkë rock grupet, fansat dhe mediat në mbështetje të muzikës dhe kulturës rock, nën moton ‘Një për të gjithë, të gjithë për Rock’.”
Në këtë festival, pritet të marrin pjesë edhe grupe të tjera vendore dhe nga rajoni, duke u zgjeruar edhe me bende tjera ndërkombëtare, në vitet në vijim. Për të siguruar biletat për këtë festival, të interesuarit mund të vizitojnë faqet online: Spitfire Festival https://www.rave-travel.com/event-details-en.nspx?eventid=1459 apo për informata shtesë rreth organizimit, mund të drejtoheni në faqet e organizatorëve www.spitfirefestival.com , www.facebook.com\spitfirefestival , instagram: spitfirefestival, www.rockuzine.com, www.facebook.com\rockuzine, instagram: Rockuzine_ks .