Do të mësojmë sot, më shumë për kryeqytetin e bukur të Finlandës, Helsinkin, i cili shumë herë përdoret si pikë reference, kur bëhet fjalë për shumë aspekte pozitive. Po që se udhëtoni për në Finlandë, gjatë fluturimit mund të ju bien në sy shumë pyje me liqene të shumta dhe qytete të vogla në mes.
Helsinki, u krijua si një qytet tregtar nga Mbreti Gustav I, i Suedisë, në vitin 1550. Akademia Mbretërore e Turkut, e cila në atë kohë ishte universiteti i vetëm i vendit, gjithashtu u zhvendos në Helsinki dhe përfundimisht u bë Universiteti modern i Helsinkit.
Me gjithë natyrën tronditëse të historisë finlandeze gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, Helsinki vazhdoi zhvillimin e tij të qëndrueshëm. Një ngjarje historike ishin Lojërat Olimpike, të vitit 1952, të mbajtura në Helsinki. Ky qytet dallohet për shumë gjëra, ndër to edhe për shërbimet e transportit të lirë dhe shumë interesant për finlandezët por edhe për emigrantët të cilët vendosin të jetojnë në Finlandë, është edhe sistemi i anijeve private, të cilat lidhin linjat detare ndërmjet Finlandës, Suedisë, Estonisë, Gjermanisë dhe Polonisë.
Finlanda numëron mbi 2 milion sauna në mbarë vendin dhe kjo llogarit një mesatare, që çdo familje të ketë një të tillë. Për finlandezët, sauna është një vend për tu çlodhur me miqtë dhe familjen si dhe një vend për relaksim fizik dhe mendor.
Për ju që i shijoni më tepër festat e fundvitit, do ta gjeni veten në këtë vend për një arsye shumë të veçantë. Babadimri ka versione të ndryshme rreth prejardhjes dhe lokacionit se ku jeton, por në kohën moderne thuhet se Babadimri jeton në Lapland, në vendin e quajtur Korvatunturi, që është pjesë e Finlandës, ndërsa zyrtarisht fshati i Babadimrit (Santa Claus Village), gjendet në rrethin arktik në qytetin e Rovaniemit.