Me 2 dhjetor të vitit 1926, u publikua numri i parë i revistës ‘British Melody Maker’, që njihet si revista më e vjetër në botë dedikuar krejtësisht muzikës. Kjo magazinë u botua deri në vitin 1999 me këtë emër, pastaj u botua me emrin New Musical Express.
Në këtë datë të vitit 2005, grupi Green Day mbanin pozitën e parë të top listave britaneze, me albumin e tyre të shtatë ‘American Idiot’. Ata u nominuan për shtatë çmime Grammy dhe fituan çmimin për albumin më të mirë rock të vitit 2005.
Në po këtë datë të vitit 2016, Adele arriti pozitat e para të top listave të albumeve më të mirë në Amerikë, me albumin e saj ‘25’. Albumi ishte një sukses masiv në gjithë botën, duke mbajtur pozitat e para në top listat e më shumë se 25 shteteve në botë. Vetëm në Amerikë këngëtarja shiti mbi 3 milion kopje, vetëm në javën e parë të publikimit të këtij albumi.