Datën e sotme, 18 qershor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratuan si ‘Ditë Ndërkombëtare të Gastronomisë së Qëndrueshme’.
Gastronomia mbetët ndër sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e vendeve të zhvilluara dhe jo vetëm. Për të shënuar ditën e sotme, Radio KFOR-i foli me Kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, z. Veton Zuka: “Sektori i gastronomisë e ka vuajtur më së shumti periudhën e pandemisë. Ky sektor bën shumë për vendin, shumë turistë dhe në veçanti diaspora, viziton vendin kryesisht për jetën e natës, shërbimet dhe inovacionet që gastronomët i bëjnë. Është ekonomi jetike, sepse Kosova nuk ka det, por e ka gastronominë.”
Në Kosovë, puna e gastronomëve lidhet ngushtë me zhvillimin ekonomik, prandaj është me rëndësi që të kemi gastronomi të qëndrueshme.