Shpesh thuhet se “Jeta nuk është piknik”, por në fakt, sot është “Dita Ndërkombëtare e Piknikut”, një shans për të ngrënë në ajër të hapur me miqtë ose familjarë.
E vendosur në mënyrë të përshtatshme në mes të qershorit, për shumë njerëz kjo do të thotë që moti duhet të jetë i mirë dhe me dielli, në mënyrë që një vakt i thjeshtë të hahet në një sofrabez në natyrë.
Fjala “piknik” ndoshta e ka origjinën nga gjuha franceze, veçanërisht nga fjala “pique-nique”. Besohet se ky lloj vakti jozyrtar në natyrë, u bë një argëtim popullor në Francë, pas Revolucionit Francez në mesin e viteve 1.800, kur u bë e mundur përsëri të dilet në parqet mbretërore të vendit. Megjithatë, edhe nëse filloi në Francë, është kthyer në një aktivitet të bukur që është përhapur në të gjithë botën të cilin mund ta aplikojmë ndoshta më shpesh me familje apo edhe me miqtë tanë.