Më 17 mars, shumë njerëz vishen me të gjelbër dhe dekorohen me shamrocks (Gjethe e gjelbër fati), për nder të ditës së irlandezëve. Sipas historisë, veshja e traditës së gjelbër, daton në një histori të shkruar për Shën Patrikun, në vitin 1726, e cila shkruan se Shën Patriku, vishej me veshje jeshile. Përveç në Irlandë “Dita e Shën Patrikut”, shënohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, Japoni dhe Singapor.
Siç rezulton, festa kombëtare e Irlandës ‘Dita e Shën Patrikut’, festohet sot, me 17 mars, sepse në atë ditë, supozohet se vdiq vetë Shën Patriku. Ishte ky njeriu që solli krishterimin në Irlandë dhe besohet të ketë vdekur, në fshatin e vogël të Saulit, në vitin 461 pas lindjes së Krishtit, jo shumë larg qytetit Downpatrick në Co. Down, ku besohet se edhe është i varrosur Shën Patriku.