– Me 17 mars, të vitit 1979, këngëtarja Gloria Gaynor, për 4 javë rresht u radhit në pozitën e parë të këngëve më të mira, në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën e saj ‘I Will Survive’. Kënga fillimisht ishte regjistruar nga bendi ‘The Righteous Brothers’, mirëpo titullohej ‘Substitute.’
– Në po këtë datë, të vitit 1979, grupi Bee Gees, me albumin e tyre të pesëmbëdhjetë me radhë, të titulluar ‘Spirits Being Flown’, arritën që të klasifikohen në pozitën e parë, në top listën e albumeve më të mira në Britani të Madhe.
– Me 17 mars, të vitit 1967, duke punuar në studiot e Abbey Road në Londër, The Beatles përfunduan regjistrimin e “She’s Leaving Home”, pasi shtuan vokalin mbështetës në këngë.