Tensioni i lartë i gjakut është një nga faktorët kryesor të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën, jetojnë me tension të lartë të gjakut. Dita e sotme, 17 maji shënon pikërisht ‘Ditën Botërore të Hipertensionit’, në të cilët organizata të ndryshme të shëndetësisë adresojnë këtë problem të madh, që prek më shumë se 30% të popullatës së moshës madhore në gjithë botën dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni që vuajnë nga ky problem.
Në këtë ditë, bëhet thirrje për kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme të tensionit të gjakut, për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll sëmundjet që mund të vijnë nga tensioni i lartë në gjak.
Në këtë ditë po ashtu inkurajohet dhe këshillohet që njerëzit të kenë një dietë më të shëndetshme ushqimore, duke përfshirë vitamina dhe minerale po ashtu duke përfshirë aktivitetin fizik në rutinën e tyre ditore.