– Me datën 17 maj, të vitit 2015, dueti Twenty One Pilots, lansuan albumin e tyre të katërt me radhë, të titulluar ‘Blurryface’. Albumi në fjalë, arriti që të kryesonte edhe top listën ‘Billboard 200’.
– Më 17 maj, të vitit 1975, këngëtari Elton John, u certifikua me çmimin platinium, për shitjet që kaluan mbi 1 milion kopje të albumit të tij të titulluar ‘Captain Fantastic and The Brown Dirt Cowboy’.
– Në po këtë datë, të vitit 1986, këngëtarja Whitney Houston, arrit që të ngjitej në pozitën e parë të top listës amerikane, me këngën ‘Greatest Love Of All’, ku qëndroi për 3 javë rresht.