Pas një rrugëtimi që ka nisur më 5 gusht, “Shkolla Verore si Shkollë 2019”, sot (21 gusht) e përmbyllë programin për këtë vit. Duke filluar nga ora 20:00, në ‘Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor ‘ do të shfaqet “Performanca e artistëve të përzgjedhur pjesëmarrës” nga Sonja Radaković.
Përgjatë realizimit të programit, “Shkolla Verore si Shkollë 2019”, përveç që ka ofruar një laramani të aktiviteteve, si: kurse, program publik me ligjërata, konferenca, performanca, program shkollor të filmit, DJ sesione dhe ekspozita nga artistët të shumtë, ka bërë bashkë 132 pjesëmarrës të përzgjedhur, që kanë ardhur nga 37 shtete të ndryshme të botës.