Sot (21 gushtit), prej orës 19:30, në KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, poetja Kaltrina Pacolli do të bëjë promovimin e librit të saj të parë, me titull “ Nëse një ditë do të mungoj”.
Poetja, ka shkrime të shumta në sirtarin e saj dhe pikërisht tani ka vendosur që poezitë e saj t’i shkrijë në këtë libër që bën fjalë për dashurinë dhe miqësinë, mungesën dhe nostalgjinë, mallin, ankthin, të bukurën dhe fjalën e pathënë.
Në këtë promovim do të lexohen disa poezi prej librit dhe do të shpërndahen disa kopje të tij për të pranishmit.