Sot, më 13 korrik, adhuruesit e muzikës rock do të festojnë “Ditën Ndërkombëtare të Rockut”, një ditë dedikuar historisë dhe trashëgimisë së zhanrit rock. Kjo ditë përkujton arritjet e artistëve legjendarë duke festuar të gjitha format e muzikës rock.
Në këtë ditë, qytete të ndryshme organizojnë koncerte dhe festivale rock, duke sjellë së bashku artistë të rinj dhe legjenda të vjetra. Poashtu, radio stacionet krijojnë lista të veçanta të këngëve për të nderuar hitet më të mira të rock-ut.
Rock-u ka qenë një forcë e madhe kulturore dhe sociale për dekada, duke sfiduar normat shoqërore dhe promovuar ndryshimet shoqërore. Artistët rock kanë inspiruar breza të tërë dhe kanë ndikuar në zhvillimin e shumë zhanrëve të tjera muzikore.







