Nvidia është bërë kompania më e vlefshme në botë, e kjo pasi vlera e aksioneve të saj është rritur në nivelin më të lartë deri më sot. Aksionet e kompanisë në fjalë, vetëm javën që po e lëmë pas, e mbyllën ditën e tregut me 3.5 për qind rritje, duke lënë pas edhe kompaninë Microsoft, ndërkohë kujtojmë që kompaninë Apple e pati kaluar në fillim të muajit qershor.
Nvidia tani ka vlerë 3.34 trilionë dollarë, me një çmimin që pothuajse është dyfishuar që nga fillimi i këtij viti.
Kompania amerikane e prodhimit të çipave kompjuterikë të nevojshëm për softuerin e inteligjencës artificiale (AI), sipas investitorëve pritet që t’i shtojë edhe më tutje fitimet. Kujtojmë që në vitin 2020, Nvidia kishte vlerë 100 miliardë dollarë.







