– Më 13 korrik, të vitit 1999, Paul McCartney ekspozoi 73 pikturat e tij, në galerinë Kunstforum Lyz në Gjermani. McCartney, që kur mbushi 40 vjeç, kishte filluar edhe të pikturonte.
– Më 13 korrik, të vitit 1974, Elton John filloi një garë dy javore në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me studio albumin “Caribou”, i cili përmbante këngët “Don’t Let the Sun Go Down on Me” dhe “The Bit*h Is Back”.
– Në këtë datë, por të vitit 1985, grupi Duran Duran, zunë vendin e parë, në listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA, me këngën ‘A View To A Kill’.
– Në këtë datë, por të vitit 1997, grupi The Prodigy qëndruan për pesë javë rresht në vendin e parë, në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të tretë ‘The Fat Of The Land’. Albumi në fjalë është shitur mbi 10 milionë kopje, në mbarë botën.







