‘Dita Ndërkombëtare e Studentëve’ është mundësia e përsosur që t’i nderojmë ata. Nga të gjitha cepat e globit, studentët punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre në karrierë dhe për të bërë ndryshime pozitive në botë.
‘Dita Ndërkombëtare e Studentëve’, që shënohet sot më 17 nëntor, është një ditë e multikulturalizmit, diversitetit dhe bashkëpunimit midis studentëve në të gjithë globin.
Megjithëse fillimisht një ditë e përkujtimit të më shumë se 1.200 studentëve nga Universiteti i Pragës, jeta e të cilëve u mor nga Lufta e Dytë Botërore, ‘Dita Ndërkombëtare e Studentëve’ është bërë një rast për universitetet në të gjithë botën, për ti nderuar studentët dhe të mirat që ata sjellin për të ardhmen e secilit vend.