Me një sukses të jashtëzakonshëm dhe me një pjesëmarrje të madhe të adhuruesve të tingujve të kitarës, përmbyllet sonte (17 nëntor) Festivali Ndërkombëtar i Kitarës “Vihuela Guitar Fest”. Ky është edicioni i 11-të me radhë i këtij festivali, i cili filloi më 3 nëntor, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përgjatë kësaj periudhe u mbajtën një seri koncertesh, me performacë të Admir Doçit, me të cilën edhe u bë hapja e këtij festivali për të vazhduar me emra të tjerë me famë ndërkombëtare, si: Bozhana Pavlova, Timotej Kosovinc, Aristët e rinj – Young artists e gjithashtu pati edhe Masterklasë dhe Workshop-e.
Për tu bërë përmbyllja e këtij festivali, sonte duke filluar nga ora 20:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbahet koncerti solo i kompozitorit, kitaristit dhe aranzhuesit nga Sllovenia, Timotej Kosovinc.