Data 11 janar, i është ndarë shënimit të ditës së njohur si “Mëso emrin tënd në kodin Morse”. Kodi i Morsit është një metodë telekomunikacioni që përdoret për të koduar mesazhet në një sekuencë që përbëhet nga pika dhe viza të bashkërenduara në grupe, që ju përgjigjen shkronjave ose numrave të caktuar. Ekziston edhe Kodi Ndërkombëtar Morse, i bazuar në alfabetin latin, numra arabë dhe shenja pikësimi. Çdo karakter në Kodin Ndërkombëtar Morse përfaqësohet nga një sekuencë unike pikash dhe vizash. Kodi Morse mund të dëgjohet ose shikohet.
Nuk ka të dhëna se si lindi shënimi i kësaj ditë, por ajo që dihet sigurt është se krijues fillestar i kodit është Samuel Morse, i cili krijoi këtë sistem në vitin 1830, me përkrahjen e ndihmësit të tij, Alfred Lewis Vail. Kodi Morse u përmirësua më vonë nga shkencëtari amerikan, Joseph Henry. Ishin ata që modifikuan këtë mënyrë elektronike të komunikimit dhe e zbuluan atë më 11 janar të vitit 1838.
Sot, Kodi i Morsit njeh përdorim të gjerë, ashtu sikurse njeh edhe përfitime, p.sh. preferohet që ky alfabet të mësohet nga fëmijët, pasi mësimi i tij zhvillon mendimin abstrakt të tyre.
Prandaj, edhe ju mund të bëheni pjesë e kësaj dite, duke shfrytëzuar tabelën e mëposhtme për të shkruar emrin tuaj 😊