Kinemaja më e njohur në vend Cineplexx, vazhdimisht sjell premiera filmike dhe shumë shpërblime për publikun e pranishëm. Së fundmi kinemaja Cineplexx, çdo të mërkure dhuron një biletë falas për të gjithë ata që blejnë biletë me kartelat bankare. Oferta vlen në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren dhe është valide vetëm për blerjet fizike në kinema.
Biletat mund të blihen në kinema nga ora 15:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në vegzën: http://www.cineplexx-ks.eu/
Disa nga filmat që janë duke u shfaqur aktualisht në Cineplexx janë: ‘Operation Fortune: Ruse de Gurre’, ‘Avatar: The Way of Water’, ‘M3gan’ dhe ‘Lyle,Lyle Crocodile’.