Bota është plot me gjurmë të historisë njerëzore që janë të pasura me traditë, trashëgimi dhe frymëzim për brezat e ardhshme. Pavarësisht se si përcaktohet trashëgimia, një gjë është e sigurt, trashëgimia e njerëzimit ofron të dhëna për të kaluarën tonë, ajo demonstron evolucionin e shoqërisë. Studimi i trashëgimisë sonë na ndihmon të shqyrtojmë historinë e njerëzve si dhe na ndihmon për të shpjeguar; – pse jemi ashtu siç jemi?
Pikërisht sot (11 janar), shënohet ‘Dita e Trashëgimisë së Thesareve’, me ç’rast bota feston këto artefakte, duke rritur ndërgjegjësimin për to, duke promovuar ruajtjen dhe duke na edukuar rreth këtyre artikujve të rëndësishëm dhe çfarë thonë ato për ne si qenie njerëzore. Kjo ditë u krijua në vitin 1994, në Mbretëri të Bashkuar dhe ka për qëllim të ruaj pjesë të rëndësishme të historisë njerëzore. Një nga mënyrat më të mira për të festuar ‘Ditën e Trashëgimisë së Thesareve’, është të dilni dhe të eksploroni disa nga ato vende dhe artefakte që qëndrojnë si një testament për historinë njerëzore.