Data e sotme, 30 shtatori është festë dhe vetëdijesim mbi fuqinë e transmetimit podkast. E vendosur qysh nga viti 2014 “Dita Ndërkombëtare e Podkastit”, është mundësi për të parë se si mediat po rriten dhe zgjerohen, duke ju përshtatur teknologjive të reja. Fjala ‘podcast’, për herë të parë është përmendur nga Ben Hammersley, në vitin 2004, në një artikull të agjencisë së lajmeve The Guardian. Fjala përbëhet nga dy të tjera në gjuhën angleze: iPod+Broadcast=Podcast.
Ndryshe nga radio me frekuencë dhe e zgjeruar, në atë që transmeton e diskuton një podkast, është një transmetim që përkufizohet në vetëm një kërkesë. Pra, audienca e një podkasti, është shumë e vogël se sa e një radioje, audienca e podcast-it është shumë më e synuar dhe më e interesuar për përmbajtjen që shpërndahet.
Në “Ditën Ndërkombëtare te Podkastit”, bëhet e ditur se gjatë viteve janë transmetuar drejtpërdrejt mbi 200 orë nga afro 100 vende nga 360 podkasterë, që ndajnë përvojat nga udhëtimet e tyre, histori të ndryshme dhe shprehje e mendimeve personale për një çështje të caktuar.
Podkasti ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit konsumojnë një audio sot dhe për këtë arsye sot, në “Ditë Ndërkombëtare e Podkast-it”, do të mblidhen dhjetëra podkasterë nga e mbarë bota, përmes një transmetimi online, për të kremtuar ditën e profesionit të tyre.