Data e sotme (29 prill), njihet dhe kudo në botë shënohet si ‘Dita e Përkujtimit për të gjithë Viktimat e Luftës Kimike’, e cila mëton të sigurojë angazhimin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Në shënim të kësaj dite, organizatat përkatëse organizojnë shumë aktivitete për të eliminuar kërcënimin e armëve kimike dhe për të bërë homazhe për viktimat e luftës kimike.
Konventa e Armëve Kimike, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 1997, është e nënshkruar nga 189 vende, ndalon përdorimin, zhvillimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e armëve kimike në shkallë të gjerë.