Rave Live Session është transmetimi i përjavshëm, i cili mundësohet nga Win Music Freedom, ku prezantohen DJ-të më të mirë lokal dhe Internacional. Iceberg, është një nga emrat më të njohur në skenë, një DJ i pranishëm në skenë për 19 vite, nëpër të gjitha klubet dhe festivalet kryesore në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan.
Ai njihet edhe për performancat e tij shumë të pëlqyera dhe të ndjekura nga shumë fansa, për shtatë vjet me radhë, në emisionin e tij në radio – Club FM. Në ditët e sotme ai drejton me sukses label-in e tij “Artefact Records”, së bashku me partnerin Christian. Të gjithë të pasionuarit e muzikës house, mund ta shijojnë këtë performancë online, këtë të diel prej orës 21:00, ku DJ Iceberg, ju argëton me stilin e tij të veçantë muzikor.
DJ Iceberg, mund ta ndiqni në faqet zyrtare të facebook-ut: Rave Travel, Win Music Freedom dhe në Radio KFOR.