Përtej shitjeve dhe statistikave, marketingu është një mjet për të ndërtuar marrëdhënie me vlerë, për të ndryshuar mendësi dhe për të ndikuar pozitivisht në shoqëri. Prandaj, data e sotme 27 maj, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Marketingut”, ditë në të cilën komuniteti global i profesionistëve të marketingut, feston ditën kushtuar njohjes së rolit jetik që luan marketingu në ekonominë botërore, inovacionin, ndërtimin e markave dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis konsumatorëve dhe bizneseve.
“Dita Botërore e Marketingut” është një thirrje për kreativitet, për të rikujtuar se përtej shitjeve dhe statistikave, marketingu është një mjet, për të ndryshuar mendësi dhe për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.







