– Me 27 maj, të vitit 2022, kënga “Running Up That Hill” e interpretuar nga këngëtarja Kate Bush, në vitin 1985, u rikthye në top listat muzikore botërore në pozitën e parë. Kënga gëzoi ri-popullaritet, pasi ishte transmetuar në shumë skena në serialin e realizuar nga Netflix, ‘Stranger Things’.
– Në këtë datë, të vitit 2012, këngëtarja Lady Gaga, u detyrua të anulojë koncertin e saj në Xhakarta të Indonezisë, pas shumë protestave të qytetarëve atje kundër këtij koncerti, sepse këngët e saja, sipas tyre, ishin në ‘kundërshtim me vlerat dhe traditat e vendit në fjalë’.
– Në këtë datë, të vitit 1992, George Michael dhe Elton John, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore amerikane dhe britanike, me këngën “Don’t Let The Sun Go Down On Me”. Të gjitha të ardhurat nga kjo këngë, shkuan për bamirësi.







